RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arrestohen edhe tre persona tjerë për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

nga Venera Grabanica3 prill 2022

Janë arrestuar edhe tre persona tjerë të përfshirë në sulmin e sotëm ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashërit.
Për rtv21.tv e këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Janë arrestuar edhe tre persona tjerë”, ka thënë Hashani.
Personi i parë i dyshuar për këtë sulm është arrestuar më herët.
Sot gjatë ndeshjes në mes Gjilanit dhe Ballkanit disa tifozë hynë në fushë dhe e kanë lënduar fizikisht, portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Klubi i Futbollit Ballkani ka njoftua për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.
Sipas këtij njoftimi, Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →