Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen katër persona për blerje të votës

nga Miranda Beqaj17 tetor 2021

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se mbrëmë me 16 tetor janë arrestuar katër persona, sepse dyshohet se kanë kryer veprat penale ”Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe ”Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Të dyshuatrit A.D., M.K., A.T dhe Xh.B. me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

”Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →