Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen tre persona pasi që u rrahën mes vete

nga Venera Grabanica18 janar 2019

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një thikë

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 16:40 në fshatin Saradran të Komunës së Istogut tre persona janë arrestuar, pasi që të tretë ishin përfshirë në një rrahje.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një thikë.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →