Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

nga B.K12 nëntor 2021


Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për vjedhje në Ferizaj.
“Pasditen e sotme rreth orës 18:00, Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20 vjecar , F.R (M/K) i moshës 24 vjecar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë, Policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →