Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet 19 vjeçari që ka kryer vjedhje të rënda

nga E.Bullaku30 nëntor 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele “vjedhjeve të rënda”, raste këto të raportuara në muajin e fundit në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane, shtëpi dhe çanta krahu.
“Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K. U.,19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →