Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet 21 vjeçari i kërkuar në Ferizaj

nga Egzona Mehmeti4 mars 2022

Një person i kërkuar sot u arrestua në Ferizaj.
E.K, 21 vjeç ishte i kërkuar në bazë të  urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’ me dënim burgimi prej 7 muajve.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 17:10 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet E.K(M/K), 21 vjeçar.”, u bë e ditur në komunikatë.
Policia, 21 vjeçarin e shoqëroi në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →