Një 55 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 pasi që i njëjti dyshohet se e rrahu gruan e tij të moshës 54 vjeçare.
Siç njofton policia ajo nga lëndimet e marra ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje & Lëndim trupor’’”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media










