🗺️ Rajoni
Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja e lartë së cilës pastruesja i vodhi qindra mijëra euro
nga B G4 shkurt 2023
Arrestohet nga policia nga Tirana Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë.
Ish-zyrtarja e lartë, e cila ka qenë edhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, akuzohet për pastrim parash.
Hetimet ndaj Alda Klosit nisën menjëherë pasi u arrestua pastruesja e shtëpisë së saj Rozeta Dobi.
Kjo e fundit bashkë me djalin e vet kishin vjedhur qindra mijëra euro në banesën e Alda Klosit, para të cilat ishin të padeklaruara.










