RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL UÇK-së, Faik Fazliu

nga Egzona Mehmeti6 qershor 2021

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit ishin duke asistuar në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është nen hetime”, ka deklaruar Osmanollaj për kp, në një përgjigje me shkrim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →