Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Arrestohet edhe një person i dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit

nga Venera Grabanica24 maj 2023
​Arrestohet edhe një person i dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhënie dhe marrje të ryshfetit. Sipas Policisë, Z.H dyshohet të ketë ndërmjetësuar një regjistrim në mënyrë të kundërligjshme në Komunën e Vitisë. Ky është personi i trete i arrestuar për këtë rast dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një person me inicialet A.R, shtetas i Maqedonisë së Veriut dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë, në mënyrë të kundërligjshme.

Regjistrimi është bërë nga zyrtari i gjendjes civile, M.D.

“Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro). Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, personat e arrestuar nuk janë njohur mes vete, dhe ata janë ndërmjetësuar nga një person i tretë.

“Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale (Z.H.), i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro) nga (A.R.) duke ia dhënë të dyshuarit (M.D.), dhe kështu tre (3) të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari Z.H është gjetur nga Policia dhe pas intervistimit të tij është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tre personat e përfshirë dyshohen për marrje e dhënie ryshfeti, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Identifikimi është bërë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas hetimeve njëmujore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →