Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Arrestohet Erion Veliaj

nga Kaltrina Berila10 shkurt 2025
Arrestohet Erion Veliaj

Një zhvillim i papritur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj është shoqëruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

“Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit”.

Ndërkaq “Ora News” ka siguruar pamjet telksa kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj del nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës i shoqëruar nga hetuesit e BKH-së dhe futet në autoveturën e zezë që përdoret nga Veliaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →