Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet hajni i veturës në Fushë Kosovë

nga Venera Grabanica8 maj 2023
Arrestohet hajni i veturës në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një veture në Fushë Kosovë.

Rasti në Polici për vjedhjen e veturës është raportuar me 6 maj 2023, nga ankuesi të cilit në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i është vjedhur vetura.

“Arrestohet E.K. mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë). Nga hetuesit policor, në lagjen Emshir në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar vetura e vjedhur dhe tri palë targa (një palë targa vendore të cilat janë të raportuara të vjedhura dhe dy palë targa të huaja)”, thuhet në njoftim të policisë.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave të nevojshme vetura i është kthyer pronarit./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →