Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet hajni në Suharekë, është i dyshuar për mbi 40 vepra penale

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 2021

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet.
Lidhur me këtë Policia në Suharekë ka arrestuar një person me inicialet K.I nga Shipoli i Mitrovicës i lindur në vitin 1999.
“Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si “grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i substancave narkotike””, ka thënë Policia përmes një komunikate për media.
Sipas Policisë i dyshimti kishte marrë një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej aty për të iu shmangur policisë.
Në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar veprat penale të vjedhjeve të rënda të cilat i kishte kryer duke ju gjetur dëshmi përkatëse të vjedhjeve të rënda si monedha të letrës dhe metalike, 4 telefona celular, kaçavidë të cilën e ka përdorur për të kryer veprën penale.
Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →