Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me dy vjet burgim dhe ndaj tij kishte shtatë urdhëresa aktive të gjykatës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ishte dënuar me burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë.
“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. Personi i dyshuar, XH. P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.











