Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

nga Kaltrina Berila26 nëntor 2023
Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

I dyshuari i tretë është arrestuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë ku i plagosur mbeti një polic, e një tjetër u lëndua.

Prokurorja e rastit Ervehe Gashi ka konfirmuar për kallxo se ka ndodhur edhe arrestimi i personit të tretë të dyshuar.

“Po është arrestu edhe i treti, nuk e di se kur do të mbahet seanca”,tha prokurorja.

E njëjta shtoi se është në pritje që të marr kallëzimin penal dhe nuk pranoi të jap detaje shtesë.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga Departmenti i Hetimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Dy persona tjerë ranë në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme për këtë rast.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →