Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë. Shkodran Nikçi
‘Personi që dyshohet se ka plagosur tre persona mbrëmë i cili ka qenë në arrati deri pak momentesh është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër te Prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë. Shkodran Nikçi./21Media











