Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në Ferizaj

nga Venera Grabanica20 shkurt 2019

Në Ferizaj sot u vra një person

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në qendër të Ferizajt.

Jashari ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrasjen e rëndë.

Kryeprokurori ka thënë se motivet e vrasjes nuk janë akoma të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur më vonë.

Në orën 12:30, në qendër të Ferizajt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, një person u qëllua për vdekje.

Policia dhe Emergjenca arritën në vendin e ngjarjes, por i qëlluari nuk dha shenja jete. / Gazetaexpress.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →