Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet i dyshuari që vrau babain dhe vëllain në Mitrovicë

nga Kaltrina Berila27 maj 2022

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.
“Personi i dyshuar, brenda familjes ka therur me thikë për vdekje vëllaun dhe babain e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →