Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet mësuesja 56-vjeçare në veri

nga Venera Grabanica12 qershor 2025
Arrestohet mësuesja 56-vjeçare në veri

Një mësuese 56-vjeçare në Mitrovicën e Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një nxënës gjatë orës së mësimit, duke e goditur me shuplakë.

Rasti është raportuar nga prindi i nxënësit dhe është trajtuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Policisë, mësuesja e dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë.

“E dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.  Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →