Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet në Ferizaj 27-vjeçari, kërkohej për vrasje në tentativë

nga Venera Grabanica7 prill 2024
Arrestohet në Ferizaj 27-vjeçari, kërkohej për vrasje në tentativë

Një 27-vjeçar me inicialet G.L është arrestuar mbrëmë në Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se ai ishte në kërkim për vrasje në tentativë dhe i dënuar me 18 muaj burgim.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L ( M/K) i moshës 27 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë”  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa i ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →