Të enjten, më 5 tetor, policia malazeze ka arrestuar një shtetas kosovar 48-vjeçar, me iniciale I. B, i dyshuar se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në vitin 1999.
Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, ai është në kërkim nga Interpol UNMIK-u për shkak të pranisë së tij në procedurë penale.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit ekstradues, i cili është i kufizuar deri në vendimin për ekstradimin e të dyshuarit në një shtet tjetër, në këtë rast në Kosovë, shkruan REL.
Kosova nuk ka lidhje direkte me Interpolin. Komunikimi udhëhiqet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Interpolit dhe UNMIK-ut nga viti 2002, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, urdhër-arresteve, hetimeve ndërkombëtare dhe rasteve penale.











