Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Arrestohet një 21 vjeçar, e rrahu nënën dhe të dashurën

nga Miranda Beqaj7 qershor 2022

21-vjeçari A. SH nga fshati Vashtmi i Maliqit (Shqipëri) është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe të dashurës së tij.
Sipas policisë 21 vjeçari akuzohet për veprën penale ”Dhuna në familje”, shkruan ora news
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëjetuesen dhe nënën e tij, shtetaset E. T., 21 vjeçe dhe A. Sh., 42 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →