Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, policia i gjeti substancë narkotike

nga B.K22 nëntor 2021


Është arrestuar dje në Mitrovicën e Jugut një person i dyshuar për veprën penale “Posedim i  paautorizuar i  substancave narkotike”.
“Në orët e  mbrëmjes  së datës 21 nëntor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një  person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar  te personi i personi i dyshuar është  gjetur dhe sekuestruar   substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 1.5 gr”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, i cili  pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. “Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale “Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike”./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →