Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një 69-vjeçar i dyshuar për disa vjedhje

nga Venera Grabanica20 janar 2026
Arrestohet një 69-vjeçar i dyshuar për disa vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 69-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për disa raste të vjedhjeve përgjatë vitit të kaluar.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet për vjedhje të portofolave me para nga kamionët e parkuar.

“I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat  (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore”, theksohet në njoftim.

Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat Policia thotë se po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →