Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një burrë, kanosi me armë babain e ish-gruas

nga Kaltrina Berila15 korrik 2024
Arrestohet një burrë, kanosi me armë babain e ish-gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka kanosur babain e ish-bashkëshortes së tij.

Rasti është raportuar në Polici të dielën nga ish-bashkëshortja e të arrestuarit.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ajo dhe babai i saj është kanosur me armë nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar përkundër se kishte urdhër mbrojtës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →