RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një burrë në Drenas, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur

nga Kaltrina Berila22 qershor 2024
Arrestohet një burrë në Drenas, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur

Është arrestuar një burrë në Drenas, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

E mitura është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →