🇽🇰 Kosova
Arrestohet një burrë në Klinë, ishte i kërkuar me urdhëresë ndërkombëtare
nga RTV21 Portal20 prill 2024
Është arrestuar një burrë shqiptar, shtetast i Maqedonisë veriore i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë ndërkombëtare nga shteti i Maqedonisë, të premten në Klinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Arrestim i personit me urdhëresë ndërkombëtare”./21Media









