Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it në veri

nga Venera Grabanica15 prill 2025
Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it në veri

Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit të vitit 2023 në Zveçan.

Xhelal Sveçla ka shkruar në Facebook se presin që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj tij.

“Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, Republika e Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë “kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”.

Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit të vitit 2023, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.

Për këto sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it ka pasur reagime nga institucionet vendore, NATO dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Në Kosovë, janë arrestuar disa persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →