Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

nga Kaltrina Berila23 qershor 2021


Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri në orët e paradites së sotme kanë realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë dega në Vushtrri, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me urdhër arrest.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, realizimi i urdhëresës është bërë pas një pune operative-hetimore dhe sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, si rezultat i informacioneve njësitet policore në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Lum i Madh -Vushtrrisë, kanë arrestuar të dyshuarin R. A.,34 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →