Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

nga Egzona Mehmeti11 shkurt 2022

Një person i kërkuar, i moshës 34 vjeçare është arrestuar sonte në Ferizaj.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 19:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 34 vjeçar.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Siç ka informuar Policia, ai ka qenë kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy vjet./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →