Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohen edhe armë

nga Kaltrina Berila7 gusht 2021

Mbrëmë rreth orës 10:30, një 37 vjeçar me inicialet N.R ka pësuar lëndime trupore pas një mosmarrëveshje që e kishte me V.G 29 vjeçar, në Kaçanik.
Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin V.G e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve për të dyshuarin, se posedon edhe armë ilegale në shtëpi, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtarit të Procedurës Paraprake, rreth orës 17:40, iu është bastisur shtëpia e të dyshuarit V.G, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishekë, një pushkë gjuetie me 5 fishekë dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishekë.
Ky rast, mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Kaçanik./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →