Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

nga Gentrita Xhemajli23 nëntor 2025
Arrestohet një person në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm.

Sipas raportit ditor të Policisë thuhet se gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit, janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit dhe 69.80 euro para të gatshme.

I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar veprimtari të bixhozit të paligjshëm. Njësitet policore gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit  kanë sekuestruar pajisje të cilat shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 69.80 € para të gatshme. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →