🇽🇰 Kosova
Arrestohet një person në Skenderaj, theri dy persona me thikë
nga RTV21 Portal26 korrik 2024
Është arrestuar një burrë pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy burra tjerë, të enjten në Skenderaj.
Policia ka bërë të ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërsa vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”./21Media









