Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person për ”kontrabandë me mallra”

nga Miranda Beqaj12 nëntor 2021

Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Zhegër sot rreth orës 11:50 ka arrestohet një të dyshuar dhe ndaj tij iniciohet rastit ”kontrabandë me mallra”.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se policia gjatë patrullimit në realizim të planit operativ, ka ndaluar një automjet nën dyshimin e kontrabandës së mallrave.
”Patrulla policore, pas kontrollimit të automjetit ka vërejtur se në të kishte të ngarkuara mallra komerciale/ushqimore, për të cilat drejtuesi i automjetit: I.M., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar) nuk posedonte dokumentacion përkatëse. Në automjet janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3000 kg dhe 20 shishe (agrile)”, bëhet e ditur në komunikatë.
Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →