Një person është arrestuar të martën në Gjilan nën dyshimin për dy raste të vjedhjeve të rënda, raste këto të ndodhura gjatë muajit shkurt.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Policisë Rajonale të Gjilanit, njofton rtv21.tv.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore./21Media











