Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person, tentoi t’i jepte ryshfet policisë për stikera

nga Kaltrina Berila30 dhjetor 2023
Arrestohet një person, tentoi t’i jepte ryshfet policisë për stikera

Një person është arrestuar në Zveçan pasi kishte tentuar t’u jepte ryshfet policëve që e kishin ndaluar sepse nuk kishte vendosur stikerë në kamionin me targa të Serbisë.

A.G., shtetas i Serbisë është ndaluar për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “dhënie e ryshfetit”.

“Zyrtarë policorë nga stacioni Policor Zveçan, gjatë realizimit të detyrave të tyre të zakonshme, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sot më 29.12.2023 rreth orës 10:00, kanë ndaluar një automjet (kamion) me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk kishte vendosur stikerat në targa të kamionit dhe për këtë zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë. Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën, drejtuesi i automjetit afrohet te vetura e policisë duke u ofruar para me qëllim që t’i ikte gjobës.Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G ( viti i lindjes 1977, mashkull serb shtetas i Serbisë)”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →