RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një serb në Jarinjë, tentoi t’i korruptonte policët

nga Kaltrina Berila31 tetor 2023
Arrestohet një serb në Jarinjë, tentoi t’i korruptonte policët

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës pasi ka tentuar t’u japë ryshfet për të kaluar kufirin me kamion, përkundër që rimorkioja ishte me librezë të skaduar qarkullimi.

Sipas njoftimit, ai kishte tentuar të jepte një shumë të parave, e pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →