🇽🇰 Kosova
Arrestohet një serb për sulmin ndaj KFOR-it ku ishin lënduar 93 ushtarë
nga Kaltrina Berila15 nëntor 2024
Një serb është arrestuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it, ngjarje kjo e ndodhur në maj.
Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Më 29 maj, 93 ushtarët të KFOR-it ishin lënduar nga përleshjet me protestuesit serbë në Zveçan, disa nga ta ishin lënduar rëndë.











