RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet pasi disa herë mori pije alkoolike pa paguar në një dyqan

nga Kaltrina Berila3 shkurt 2024
Arrestohet pasi disa herë mori pije alkoolike pa paguar në një dyqan

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte marrë pije alkoolike në një dyqan dhe nuk i kishte paguar.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:50, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i kishte përdorur si mjet kërcënimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara. Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →