Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet pasi rrahu gruan dhe vajzën

nga Venera Grabanica5 shkurt 2019

Si pasojë e sulmit nëna dhe e bija kanë pranuar tretman mjekësor

Dje në Pejë është arrestuar një person pasi që ka rrahur gruan dhe vajzën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili nën ndikimin e alkoolit (1.50 ‰) kishte sulmuar fizikisht dhe kishte rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij moshë e mitur femër K/Shqiptare”, njofton policia.

Si pasojë e sulmit, siç bën të ditur policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretmani mjekësor.

“Bashkëshortja ka frakturë të hundës, ndërsa vajza e tij lëndime trupore”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →