🇽🇰 Kosova
Arrestohet për dhunë në familje dhe më pas lirohet i dyshuari
nga Venera Grabanica11 prill 2024
Në Klinë një burrë është arrestuar e më pas u lirua, pasi një grua e raportoi në polici për sulm fizik në familje. Siç njofton policia viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.









