🇽🇰 Kosova
Arrestohet personi që sulmoi me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
nga R6 shtator 2023
Personi që gjuajti me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës është arrestuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – njofton se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” etj”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar, ndërsa brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.











