RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arrihet akordi mes Potter dhe Chelseat

nga Venera Grabanica8 shtator 2022

Trajneri i Brightonit, Graham Potter ka rënë dakord të marrë drejtimin e Chelseat, raportojnë burimet e “90min”.
47-vjeçari hapi bisedimet me Chelsean dje pas shkarkimit të Thomas Tuchel, dhe raportohet se gjërat shkuan mirë dhe atij iu ofrua mundësia për të zëvendësuar trajnerin gjerman në Stamford Bridge.
Besohet se Potter pranoi të merrte përgjegjësinë për drejtimin e “Bluve” dhe ishte i kënaqur me marrëveshjen, ndërsa dokumentet tani janë duke u përfunduar.
Chelsea dëshiron që marrëveshja të përfundojë sot, kështu që duke përjashtuar çdo problem, Potter do të marrë drejtimin përpara derbit lokal të kësaj fundjave kundër Fulham.

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →