Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrijnë mbi 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë

nga Kaltrina Berila27 maj 2021

Sot kanë arritur 100 mijë e 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX.

Që nga arritja e 24 mijë dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38 mijë e 400 doza që Kosova mori dy javë më parë, dhe 15 mijë doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit.

“100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje MSh ka thënë se pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. “Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë masat e mëposhtme të parandalimit – mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e mirë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të kontribuar në parandalimin e humbjeve të jetës dhe komplikimeve serioze të shëndetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, ka thënë MSh përmes një komunikate për media./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →