Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Arrin në 134 numri i të vdekurve nga shembja e digës

nga RTV214 shkurt 2019

Bilanci i i viktimave nga shembja e një dige pranë një miniere në Brumadinho, në juglindje të Brazilit, ka arritur në 134 dhe rreth 200 konsiderohen të zhdukur

Në ditën e njëmbëdhjetë të kërkimeve, forcat zjarrfikëse në shtetin e Minas Gerais saktësuan se 199 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur dhe se 120 nga 134 trupat e gjetur janë identifikuar.

Kërkimet u ndërprenë për disa orë të dielën dhe të hënën për shkak të motit të keq, por helikopterët kanë rinisur monitorimet nga ajri të zonës pasditen e sotme, raporton ATSH.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale”.

Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gera.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →