Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Arrin në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës

nga Kaltrina Berila9 korrik 2021


Numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami, Florida ka arritur në 78, siç raportojnë mediat lokale.
Ndërkohë që kërkimet po vazhdojnë, vetëm natën e mbrëmshme janë gjetur edhe 14 trupa të tjerë nën rrënoja.
Gjithashtu, në Miami kanë shkuar edhe përforcime shtesë, në mënyrë që t’i gjejnë të gjithë trupat e zhdukur.
Gjatë tre javëve të fundit, janë hequr 13 milionë paund beton dhe mbeturina nga vendi i katastrofës, me 60 kamionë në ditë duke tërhequr shumë rrënoja.
24 qershori u shndërrua në një ditë tragjike për banorët e vendit, pasi një ndërtesë u shëmb, ku la një numër të madh të viktimave, shumë të tjerë ende të pagjetur e gjithashtu edhe dëme materiale të mëdha./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →