Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arrin në Itali blerja e re e Juventusit

nga Kaltrina Berila26 gusht 2024
Arrin në Itali blerja e re e Juventusit

Francisco Conceiçao ka mbërritur në qendrën klinike “J Medical” për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Juventusin. Talenti portugez Conceiçao është në prag të bashkimit me Juventusin në një marrëveshje fillestare huazimi nga Porto.

Gjigantët e Serisë A do të paguajnë 7 milionë euro plus shtesat e mundshme 2 milionë euro në fund të sezonit.

Nuk ka asnjë mundësi për ta bërë marrëveshjen përfundimtare, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy klubet po konsiderojnë hartimin e një marrëveshjeje private që do t’i jepte gjigantëve të Serie A një përparësi në nënshkrimin e 21-vjeçarit për 30 milionë euro sezonin e ardhshëm.

Juventus konfirmoi nënshkrimin e një tjetër anësori, Nico Gonzalez, nga Fiorentina, të dielën në mbrëmje dhe mbetet në bisedime për Jadon Sancho dhe Teun Koopmeiners.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →