Arsenali ka regjistruar fitore në derbin e javës së katërt në Premierligë, ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3:1.
Fillimisht kaluan në epërsi “Djajtë e Kuq” me golin e Marcus Rashford (27’), teksa “Topçinjtë” barazuan përmes Martin Odegaard (28’).
Arsenali pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, kurse Manchester United zbret në pozitën e 11-të me gjashtë pikë.










