Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arsenali përball Manchester United për hapin e madh drejt titullit

nga Kaltrina Berila22 janar 2023
Arsenali përball Manchester United për hapin e madh drejt titullit

Në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë, Arsenali sot do të duhet të kalojë një pengesë shumë të madhe.
Skuadra e Mikel Artetas do të ballafaqohet me Manchester United, një tjetër skuadër kjo që po kalon nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve.
Për ballë “Djajve të kuq” që kanë një numër të madh të mungesave, skuadra e Artetas vjen e kompletuar, përveç mungesës së sulmuesit Gabriel Jesus që po vuan nga një lëndim.
Si lider i tabelës, Arsenali ka 47 pikë, kurse Manchester United është në vendin e katërt me 37 pikë.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në “Emirates Stadium dhe këto janë formacionet e mundshme:
Arsenal: Ramsdale; Ben White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah
Manchester United: de Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaë; Eriksen, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →