Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Artistja japoneze Yayoi Kusama hapë ekspozitë në Chicago

nga B.K19 prill 2023
Artistja japoneze Yayoi Kusama hapë ekspozitë në Chicago

Artistja japoneze Yayoi Kusama, vitin 2023 e filloi me suksese.

Ajo në fillim të vitit bashkëpunoi me Lui Vita, ku në selinë e kësaj kompanie hapi ekspozitë me krijimet e saja. Më pas, një ekspozitë e hapi edhe në muzeun M+ në Hong Kong.

Tani kjo artiste do të hapë ekspozitë edhe në muzeun WNDR Museum në Chicago.

Ekspozita e saj quhet “Dots Obsession”. Ajo që i bën unike punimet e saja janë pikat.

Kusama për artin e saj në një deklaratë ka treguar se krijime artistike me pika punon që prej se ka qenë fëmijë. Sipas saj, Toka, hëna, dielli e qeniet njerëzore përfaqësojnë pika, dhe ato janë pika të vetme në mes miliarda të tjerave.

Një prej punimeve të Kusama-s u pagëzua Let’s Survive Forever dhe atë e krijoi në vitin 2017.  Ky punim dhe të tjerë do të jetë në ekspozitë në Chicago.

Ekspozita Dots Obsession në Chicago do të hapet për vizitorët me 12 maj 2023 . Ajo më pas do të hapet edhe në disa lokacione të tjera, si në Boston./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →